Në Bogovinë të Tetovës u gjetën disa bomba dore 

Në fshatin Bogovinë të Tetovës janë gjetur tetë bomba të dorës të tipit kashikara. Bombat janë prodhim i ri kinez, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë person të dyshuar, raporton Portalb.mk.  SPB Tetovë njoftoi se më datë 13.04.2025 në ora 16.55 në Stacionin Policor të Tetovës, S.A. nga fshati Bogovinë e Tetovës, […]

Prill 14, 2025 - 21:00
 0  6
Në Bogovinë të Tetovës u gjetën disa bomba dore 
Foto: TV21

Në fshatin Bogovinë të Tetovës janë gjetur tetë bomba të dorës të tipit kashikara. Bombat janë prodhim i ri kinez, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë person të dyshuar, raporton Portalb.mk

SPB Tetovë njoftoi se më datë 13.04.2025 në ora 16.55 në Stacionin Policor të Tetovës, S.A. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka raportuar se në një arë në zonën e fshatit Bogovinë, në pronësi të babait të tij, ka gjetur një kovë me kapak në të cilën kishte disa mjete shpërthyese (bomba), të cilat i përngjanin me bomba dore të tipit ,,kashikara”.  

“Është njoftuar një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe meren masat për zbardhjen e rastit”, thanë nga SPB Tetovë. 

Udhëheqësi i Njësisë Rajonale Tetovë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpërtim, Muhamet Avzia tha se në bashkëpunim me policinë kanë bërë sigurinë e vendit.  

“Sot kolegu ynë erdhi dhe bëri çmontimin e bombave. Fjala është për tetë bomba kashikara të prodhimit kinez pra që janë model i ri. Pra janë bomba të reja. Ato mjete tani do i bart Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe do vendosen në depotë e tyre ose do të shpërthehen”, tha Avzia.  

Hetimet vijojnë ndërsa ende nuk dihet se kujt i takojnë këto bomba.