Pas videos së ish-të dashurit të Anës që u shfaq në spektakël, reagon ashpër nëna e Kevinit: Produksion i ulët

Pasi Ana dhe Kevini zyrtarizuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, situata jashtë mureve të shtëpisë ka marrë një kthesë dramatike. Ish-i dashuri i Anës, Ozit, një artist i ri, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit, duke ofruar versionin e tij të historisë. Në mesazhin e […]

dhjetor 7, 2024 - 16:00
 0  5
Pas videos së ish-të dashurit të Anës që u shfaq në spektakël, reagon ashpër nëna e Kevinit: Produksion i ulët

Pasi Ana dhe Kevini zyrtarizuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, situata jashtë mureve të shtëpisë ka marrë një kthesë dramatike.

Ish-i dashuri i Anës, Ozit, një artist i ri, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit, duke ofruar versionin e tij të historisë.

Në mesazhin e tij publik, Ozit sqaroi marrëdhënien e tyre të mëparshme, duke theksuar se para hyrjes së Anës në shtëpinë e BBVK, ata kishin lënë lidhjen “të hapur”. Ai hodhi poshtë disa deklarata të bëra në lidhje me raportin e tyre dhe kritikoi disa nga sjelljet e Anës, duke i cilësuar si të papranueshme.

Foto: Melita.777/InstaStory

Ndërkohë, situata ka nxitur edhe një reagim të ashpër nga nëna e Kevinit, e cila ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj produksionit dhe Anës. Ajo e quajti produksionin si të ulët për mënyrën se si, sipas saj, Kevini është përballur me sfida të panevojshme brenda shtëpisë.

Në deklaratën e saj, nëna e Kevinit theksoi se vëmendja e saj është plotësisht e përqendruar tek djali i saj. “Nuk dua asnjë koment, a ke fol me Anën. Ana e ka familjen e vet që e mbron. Vëmendja ime këtë rast shkon vetëm për Kevinin dhe asgjë tjetër”, tha ajo, duke nënvizuar mbështetjen e saj të plotë për të birin.

Foto: Melita.777/InstaStory

Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të tensionuar si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë së BBVK, duke u bërë temë diskutimi mes publikut dhe fansave të reality show-t. Mbetet për t’u parë sesi do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të ndikojë kjo në raportin mes Anës dhe Kevinit.

Foto: Melita.777/InstaStor