PD hap garën për primaret/ Mesazhi për kryetarët e degëve: Dorëhiquni nëse doni të kandidoni për deputetë
Krahas përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, PD ka nisur dhe procedurat për mbajtjen e primareve nga të cilat do të dalin kandidatët për deputetet. Sot kryetarëve të degëve të PD, u është dërguar një mesazh ku i vë ne dijeni për nisjen e procesit të primareve. Në këtë mesazh theksohet se të gjithë ata […]
Krahas përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, PD ka nisur dhe procedurat për mbajtjen e primareve nga të cilat do të dalin kandidatët për deputetet.
Sot kryetarëve të degëve të PD, u është dërguar një mesazh ku i vë ne dijeni për nisjen e procesit të primareve.
Në këtë mesazh theksohet se të gjithë ata që duan që të futen dhe të garojnë në Primare, do duhet që të japin dorëheqjen nga drejtimi i degëve të PD, për të mos krijuar pabarazi te pjesëmarrësit në këtë proces të selisë blu. Për këtë afati i fundit për deklarimin e kandidaturave të primareve PD thotë se është data 26 janar.
“Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025; ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH, Ju informoj se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale, brenda dites se Diele date 26 Janar 2025, duhet te depozitoni doreheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit te deges prane Sekretariatit te Organizimit”, thuhet në njoftim.