Premtime të pambajtura?! Rama i jep të drejtë komentuesit vetëm në një pikë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të gjatë ku një qytetar i ka rreshtuar “premtimet e pambajtura në 12 vite”. Përmes rubrikës së tij “Sy m’Sy”, Rama i mer me radhë secilën prej tyre, duke i hedhur poshtë ato pretendime, me shifra zyrtare. Kreu i qeverisë i dha të drejtë Hazisit vetëm në […]

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të gjatë ku një qytetar i ka rreshtuar “premtimet e pambajtura në 12 vite”.
Përmes rubrikës së tij “Sy m’Sy”, Rama i mer me radhë secilën prej tyre, duke i hedhur poshtë ato pretendime, me shifra zyrtare. Kreu i qeverisë i dha të drejtë Hazisit vetëm në një pikë.
Postimi i plotë i Ramës:
“Respekte Hazis, duket qartë që s’je me ne, por je përgjithësisht etik në ironinë tënde, me përjashtim të një rrëshqitje aty se helbete kur rri ngjitur me kënetën, rrëshqet njeriu.
Shëndetësia, po ekzakt! Sot është dita me natën, 53 spitale të reja, 400 qendra të reja shëndetësore, 30% më lirë ilaçet se hoqëm TVSH-në. 210 mijë pensionistë të rimbursuar 100% për ilaçet. 600 mijë të pasiguruar që marrin rregullisht shërbimet pa asnjë dallim e diskriminim.
300 mijë vende pune? Po mo, patjetër! Lexo regjistrat e shtetit kur morëm detyrën, sot 1 milion e 327 mijë, se me aritmetikën ju keni probleme andej nga këneta dhe rrethinat. Më duket se i kalojnë 300 mijë apo jo?!
Ulja e taksave, po sigurisht mo! Prapë regjistrat, merr e shiko a janë apo jo 97% që paguajnë me pak se sa paguanin dhe a i ka apo jo Shqipëria taksat më të ulëta në rajon. Letrat Hazis, jo kënetat!
Çmimi i energjisë, pa diskutim! Uji 10.5% çmimi më i ulët se asnjëherë, që nga viti1990.
Financim arsimi, absolutisht! Është shumë më i lartë, sot 200 milion euro vetëm për arsimin e lartë, është 3-fish më duket apo jo?!
Tani pse futesh te mbështetja e fermerëve sepse ka shumë fakte bujqësia që ishte përtokë, por pot ë jap dy. Gjysmë milliard euro eksporte produktesh bujqësore shqiptare në Europë dhe përtej saj. Raporti import-eksport nga 1 me 9 në 1 me 3.
Heqja e TVSH-së së ushqimeve, ke të drejtë nuk e kemi bërë. Ka qenë dëshirë e madhe, ambicie e parealizueshme ende dot, akoma sot.
Legalizimet, po patjetër! 21 mijë legalizime gjetëm, 270 mijë kemi bërë deri tani, padiskutim falas. Pjesa e mbetur mbyllet në mandatin e 4-ërt!
Uji, 4 zona urbane kishte me 24 orë ujë, sot janë 43 urbane, 98 rurale e 11 të tjera në kantier, 5 të fundit që mbeten janë në mandat të 4-ërt.
Tani të mos hyjmë te borxhi publik, seriozisht e ke tani?! E gjetëm 80% dhe sot e kemi 55%, Hazis! Fakte Hazis! Fakte regjistrash shtetërore, raportesh prestigjoze të institucioneve ndërkombëtare, fakte institucionesh të pavarura si INSTAT dhe jo kua kua kua të kënetave. Me 11 Maj, futi një votë aty për të marrë pasaportën europiane, do të të duhet!”, ishte përgjigja e Ramës.