PD kërkon përjashtimin e Ballës, PS kërkon masë për 3 deputetë të PD

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës. Në dokumentin e drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë thonë se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka fyer dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme deputetet gra të PD-së. Ndërkohë, Partia […]

Prill 3, 2026 - 17:00
PD kërkon përjashtimin e Ballës, PS kërkon masë për 3 deputetë të PD

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës.

Në dokumentin e drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë thonë se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka fyer dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme deputetet gra të PD-së.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesat për shqyrtimin e masave disiplinore ndaj deputetëve demokratë, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi, pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Sipas kërkesës së PS-së, për Flamur Nokën kërkohet përjashtim 60-ditor nga Kuvendi, ndërsa për Elda Hotin dhe Albana Vokshin parashikohet përjashtim 30-ditor secila.

Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë kërkesat dhe të vendosë për masat disiplinore në ditët në vijim.