Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë, Rama tregon çfarë i tha Trump
Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delfit në një bisedë me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini: “Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën […]
Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delfit në një bisedë me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini:
“Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore.
Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore.
I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka informuar ende.”, tha Rama.