PDK-ja fton organet e drejtësisë që të hetojnë skandalin e MPJD-së me shërbimet postare diplomatike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të cilat lidhen me keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare të qytetarëve dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Wshtw raportuar se

tetor 26, 2024 - 16:00
 0  5
PDK-ja fton organet e drejtësisë që të hetojnë skandalin e MPJD-së me shërbimet postare diplomatike
pdk-ja-fton-organet-e-drejtesise-qe-te-hetojne-skandalin-e-mpjd-se-me-sherbimet-postare-diplomatike

pdk-ja-fton-organet-e-drejtesise-qe-te-hetojne-skandalin-e-mpjd-se-me-sherbimet-postare-diplomatike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të cilat lidhen me keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare të qytetarëve dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Wshtw raportuar se 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve janë humbur në postën diplomatike të Kosovës, tenderi për shpërndarjen e të cilave i ishte dhënë një kompanie me çmim shumëfish më të shtrenjtë, transmeton Klankosova.tv.

“ Si PDK, sot kemi vetëm një kërkesë për organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës që krahas hetimeve të tyre për hajnitë me energjinë elektrike, krahas hetimeve për hajnitë me ambalazhuesit e ujit, atyre me rezervat shtetërore dhe kontratat njëburimore, krahas hetimeve për nepotizëm e korrupsion nëpër institucione të ndryshme publike, urgjentisht të nisë hetimet edhe në MPJD për shkak dyshimeve për keqpërdorime të shumta me dokumentet zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka thënë se si pasojë e këtij dështimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, shumë udhëtime e bashkime familjare do të shtyhen, shumë punë do të ndërpriten, shumë shpenzime të qytetarëve tanë do të bëhen, e fatkeqësisht, edhe shumë plane të tyre do të prishen.

“Të risjellim në vëmendje vonesat e shumta për shkak të mungesës së materialit  në fillim të mandatit qeveritar, pastaj vonesat me muaj të tërë të dërgimit të dokumenteve nëpër misionet tona Konsullore për shkak të mos nënshkrimit me kohë të kontratave nga Ministrja Gervalla Schwarz. Të dyja këto ngecje ndodhën me qëllim të aplikimit të kontratave njëburimore nga qeveria”, tha Musliu – Shoshi.

Deputetja e PDK-së shtoi se kjo Ministri, e posaçërisht kjo ministre, gjatë këtyre katër viteve ka dëshmuar vazhdimisht se nuk është as e Jashtme, as e Diasporës, dhe as e aftë për forcuar pozicionin e shtetit tonë në botë.