PDSH riorganizon degën në Vrapçisht, Afrim Bilalli zgjidhet kryetar

Në kuadër të angazhimeve për riorganizimin e strukturave organizative, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçishti. Me votë unanime, për kryetar të Degës është zgjedhur Afrim The post PDSH riorganizon degën në Vrapçisht, Afrim Bilalli zgjidhet kryetar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 28, 2026 - 22:00
PDSH riorganizon degën në Vrapçisht, Afrim Bilalli zgjidhet kryetar

Në kuadër të angazhimeve për riorganizimin e strukturave organizative, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçishti.

Me votë unanime, për kryetar të Degës është zgjedhur Afrim Bilalli, ndërsa është konstituuar edhe kryesia e re, e cila pritet të angazhohet në realizimin e objektivave dhe në konsolidimin e mëtejshëm të strukturës lokale.

Në këtë kuvend mori pjesë edhe kryetari i partisë, Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e organizimit të qëndrueshëm.

“Organizimi i brendshëm dhe mobilizimi i strukturave janë themel për fuqizimin e PDSH-së në terren dhe për sfidat që na presin,” deklaroi Thaçi para të pranishmëve.

Ndërkohë, kryetari i sapozgjedhur, Bilalli, u shpreh se do të punojë për forcimin e degës dhe përfshirjen më të gjerë të anëtarësisë.

“Do të angazhohemi maksimalisht për të konsoliduar degën dhe për ta bërë atë më funksionale dhe më të hapur ndaj qytetarëve,” theksoi Bilalli.

Ky kuvend konsiderohet si një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të PDSH-së në Vrapçisht dhe rritjes së prezencës së saj në nivel lokal. Gazeta Flaka

The post PDSH riorganizon degën në Vrapçisht, Afrim Bilalli zgjidhet kryetar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .