PDSH zgjodhi kryetarin e degës në Likovë

Në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Likovë. Delegatët zgjodhën për kryetar të degës Hevzi Jasharin dhe u formua edhe kryesia e re, e cila siç u tha do të punojë për forcimin dhe aktivizimin e degës. Të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i partisë, Halil Krasniqi, […]

Prill 20, 2026 - 00:30
PDSH zgjodhi kryetarin e degës në Likovë

Në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Likovë.

Delegatët zgjodhën për kryetar të degës Hevzi Jasharin dhe u formua edhe kryesia e re, e cila siç u tha do të punojë për forcimin dhe aktivizimin e degës.

Të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i partisë, Halil Krasniqi, i cili theksoi rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Ky kuvend tregon përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të PDSH-së në Likovë”, thuhet në komunikatën e PDSH.(INA)