Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 07:02, namazi i Sabahit do të falet në ora 05:49!

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 07:02 minuta me orën e re që nis The post Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 07:02, namazi i Sabahit do të falet në ora 05:49! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 30, 2025 - 07:00
 0  8
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 07:02, namazi i Sabahit do të falet në ora 05:49!

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 07:02 minuta me orën e re që nis të aplikohet sonte në orën 02:00 kur akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara dhe në vend të orës 02:00 do të jetë 03:00. Namazi i Sabahit do të falet në ora 05:49.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit: në fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon përllogaritja e kohës verore dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon përllogaritja e kohës dimërore.

Këtë vit, përllogaritja e kohës verore do të zgjasë deri më 26 tetor në orën 03:00 pas mesnatës. Flaka

The post Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 07:02, namazi i Sabahit do të falet në ora 05:49! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .