Për shkak të defektit të aeroplanit qeveritar, Siljanovska-Davkova mungoi në hapjen e Notre Dame në Paris

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova nuk ka shkuar në ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dame në Paris për shkak të defektit të aeroplanit qeveritar me të cilin ishte planifikuar udhëtimi, transmeton Portalb.mk. Zyra e e presidentes e ka njoftuar zyrën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për situatën dhe pamundësinë e udhëtimit […]

dhjetor 7, 2024 - 21:00
 0  6
Për shkak të defektit të aeroplanit qeveritar, Siljanovska-Davkova mungoi në hapjen e Notre Dame në Paris
Gordana Siljanovska Davkova. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova nuk ka shkuar në ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dame në Paris për shkak të defektit të aeroplanit qeveritar me të cilin ishte planifikuar udhëtimi, transmeton Portalb.mk.

Zyra e e presidentes e ka njoftuar zyrën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për situatën dhe pamundësinë e udhëtimit në Paris.

“Lidhur me informacionet e një pjese të mediave se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales së rinovuar Notre Dame në Paris, Kabineti i Presidentes informon se ajo nuk ka shkuar në Francë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në ceremoninë e hapjes së sotme të katedrales së rinovuar Notre Dame në Paris arrin pjesë liderë të shumtë botërorë, rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish.

Katedralja Notre Dame në Paris zyrtarisht rihapi dyert më 7 dhjetor, pas zjarrit më 2019 që pothuajse shkatërroi tërësisht ndërtesën ikonike 861-vjeçare.