Ancelotti do të largohet, Xabi Alonso i vështirë, Reali e gjen alternativën për trajner në Premierligë

Trajneri i Bournemouthit, Andoni Iraola do të hyjë në listën e kandidatëve të Real Madridit për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin nëse trajneri italian do të largohet nga kryeqyteti spanjoll gjatë verës që vjen. Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, planet e drejtuesve të klubit spanjoll tashmë e përfshijnë edhe Iraolan, i cili ndër të tjera përfaqësohet […]

shkurt 20, 2025 - 15:00
 0  5
Ancelotti do të largohet, Xabi Alonso i vështirë, Reali e gjen alternativën për trajner në Premierligë

Trajneri i Bournemouthit, Andoni Iraola do të hyjë në listën e kandidatëve të Real Madridit për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin nëse trajneri italian do të largohet nga kryeqyteti spanjoll gjatë verës që vjen.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, planet e drejtuesve të klubit spanjoll tashmë e përfshijnë edhe Iraolan, i cili ndër të tjera përfaqësohet nga agjencia e njëjtë me Xabi Alonson, një tjetër emër i madh i përmendur si opsion për bankinën e “Merengues”, përcjell “Gazeta Express”.

Krejt spekulimet kanë lindur rreth një largimi të mundshëm të Ancelottit në fund të sezonit, përkundër faktit se trajneri 65 vjeçar i ka përgënjeshtruar këta zëra.

Sidoqoftë, thuhet se drejtuesit e klubit nga “Santiago Bernabeu” janë duke e përgatitur tashmë një strategji për ta angazhuar pasardhësin e Carlettos.

Ndonëse Xabi Alonso shihet si favorit qe një kohë, së fundmi trajneri spanjoll është “blinduar” nga Leverekuseni.

Zyrtari i lartë i klubit, Fernando Carro ka garantuar për qëndrimin e ish-mesfushorit spanjoll tek “Farmaceutikët” edhe pas këtij sezoni.

Nga ky moment, sipas tabloidëve britanikë, vëmendja e presidentit Florentino Perez është spostuar kah Iraola.

Puna e tij në Bournemouth nuk ka kaluar pa u vëzhguar, me “Cherries” që e shohin veten në vendin e pestë në Premierligë, si fryt i një loje ofanzive, duke i përplasur për tapetë klubet si Arsenali, Manchester City, Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Neëcastle United.

42 vjeçari i ka vetëm edhe 18 muaj kontratë me Bournemouthin, gjë që e lë klubin anglez të brengosur për largimin e mundshëm të trajnerit gjatë verës, me destinacion Madridin.