Berisha tha se do e denoncojë në SPAK, Rama: Unë ia mbylla rrugët kënetës, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD, Sali Berisha, ku tha se do e denoncojë në SPAK për takimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë së Tiranës pasi ka shkelur ligjin elektoral. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky takim u zhvillua me punonjësit sapo […]

shkurt 21, 2025 - 21:00
 0  6
Berisha tha se do e denoncojë në SPAK, Rama: Unë ia mbylla rrugët kënetës, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD, Sali Berisha, ku tha se do e denoncojë në SPAK për takimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë së Tiranës pasi ka shkelur ligjin elektoral.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky takim u zhvillua me punonjësit sapo ata kishin dalë nga puna, dhe sipas tij, u ka lënë porosi që të punojnë më shumë.

Ai nuk i ka kursyer fyerjet ndaj demokratëve dhe kryetarit të tyre Sali Berisha, duke i cilësuar si kënetë dhe buf.

“Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore. E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024! Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj. E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë. Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë”,-shkruan Rama./Opinion.al