Protesta e punonjësve të bashkisë në SPAK, kryeministri Rama: Nuk duhet të përsëritet më!
Kryeministri Rama ka mbledhur në një takim pasditen e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi protestën e punonjësve të bashkisë në SPAK, në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Kreu i qeverisë u shpreh se ky veprim i tyre ishte një gabim dhe nuk duhet të përsëritet […]

Kryeministri Rama ka mbledhur në një takim pasditen e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi protestën e punonjësve të bashkisë në SPAK, në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky veprim i tyre ishte një gabim dhe nuk duhet të përsëritet më.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Të dashur punonjës të bashkisë së Tiranës e kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush dhe shumë të tjerë njerëz të prekur të lënduar, të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e gjykatës për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua ti gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më as nga ju dhe as nga punëtorët e shtetit. Që të jemi të qartë unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje. Sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës së kryetarit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg dhe kjo kambanë bie për ata që duhet të dëgjojnë. Me statusin e të dyshuarit dhe jo të pandehurit, cka është e papranueshme dhe e pashpjegueshme për të gjitha ata cerek e ca milionë qytetare që e kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë që të rrijë në zyrë dhe jo të mbyllet brenda pa gjyq.