Përditësimi i fundit nga KQZ-ja, ky është numri i votave i kandidatëve për kryeministër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë. Pas përditësimit të të dhënave për 99.96 për qind të votave, tani dihet pothuajse numri përfundimtar i votave të kandidatëve për kryeministër. Sipas këtij rezultati, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 290729 vota. Pas

shkurt 22, 2025 - 15:00
 0  5
Përditësimi i fundit nga KQZ-ja, ky është numri i votave i kandidatëve për kryeministër
perditesimi-i-fundit-nga-kqz-ja,-ky-eshte-numri-i-votave-i-kandidateve-per-kryeminister

perditesimi-i-fundit-nga-kqz-ja,-ky-eshte-numri-i-votave-i-kandidateve-per-kryeminister

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë.

Pas përditësimit të të dhënave për 99.96 për qind të votave, tani dihet pothuajse numri përfundimtar i votave të kandidatëve për kryeministër.

Sipas këtij rezultati, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 290729 vota.

Pas tij, renditet kandidati për kryeministër i PKD-së, Bedri Hamza, i cili ka marrë 164368 vota.

Në vendin e tretë është kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 126 280 vota.

Kurse, në vendin e  katert është kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, 42658 vota.