Përparim Rama e Lumir Abdixhiku priten me entuziazëm në Kodrën e Trimave, mbështetje e madhe një javë para zgjedhjeve
Kodra e Trimave i ka rezervuar një pritje masive kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Numër i madh qytetarësh i dhanë mbështetje Ramës për mandatin e dytë në krye të Prishtinës. Rama i ka falënderuar qytetarët për pritjen. “Faleminderit Dega I”, ka shkruar Rama. E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, […]


Kodra e Trimave i ka rezervuar një pritje masive kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Numër i madh qytetarësh i dhanë mbështetje Ramës për mandatin e dytë në krye të Prishtinës.
Rama i ka falënderuar qytetarët për pritjen.
“Faleminderit Dega I”, ka shkruar Rama.
E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina po i prin fitoreve të partisë në gjithë Kosovën.
“Kodra e Trimave, Dega e parë, janë me LDK-në, janë me Përparim Ramën, janë me vet Prishtinën.Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë. Fitore, asgjë më pak se kaq”, ka shkruar Abdixhiku.
