Lirohet nga burgu njëri prej djemve të Valbona Selimllarit
Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi vetëm një nga dy djemtë e arrestuar të Valbona Selimllarit. Për tjetrin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. A2CNN thotë se burimet u kanë konfirmuar tashmë lirimin e 18-vjeçarit Kejni Selimllari, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim


Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi vetëm një nga dy djemtë e arrestuar të Valbona Selimllarit.
Për tjetrin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
A2CNN thotë se burimet u kanë konfirmuar tashmë lirimin e 18-vjeçarit Kejni Selimllari, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim të pronës me dashje”, kurse për të njëjtat akuza vëllai i tij 21-vjeçar, Deni Selimllari, duhet të qëndrojë në masën “arrest në burg”.
Dy djemtë e ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllarit, u arrestuan të shtunën.
E gjitha pas një konflikti në një bar në zonën ish-bllokut në Tiranë, ata u konfrontuan fizikisht me një punonjës polici, ndërsa pas shoqërimit dëmtuan një derë dhe një kamera sigurisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë.
