Përplasja e helikopterit në SHBA, Trump shkarkon me qindra punonjës të aviacionit
Fakti që kjo është një periudhë e ngarkuar për trafikun ajror në SHBA, nuk e ndaloi administratën e presidentit Donald Trump të pushojë nga puna me qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit. Lëvizja e saj vjen disa javë pas përplasjes vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një avion pasagjerësh në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, […] The post Përplasja e helikopterit në SHBA, Trump shkarkon me qindra punonjës të aviacionit appeared first on InfoShqip.com.

Fakti që kjo është një periudhë e ngarkuar për trafikun ajror në SHBA, nuk e ndaloi administratën e presidentit Donald Trump të pushojë nga puna me qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit.
Lëvizja e saj vjen disa javë pas përplasjes vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një avion pasagjerësh në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, “Ronald Reagan”.
Punonjësit e punësuar në dy vitet e fundit, të cilët ishin në periudhë prove, e kanë marrë përmes emailit njoftimin e pushimit nga puna, e pohuar kjo nga David Speros, president i sindikatës së punonjësve të sigurisë së aviacionit.
Në mesin e të shkarkuave janë edhe operatorët e radarëve në Administratën Federale të Aviacionit, punonjës që merreshin me operacionet e uljes së avionëve dhe orientimin e tyre. Një zyrtar i Departamentit të Transportit i tha ‘Associated Press’ se asnjë kontrollor i trafikut ajror nuk u prek nga shkurtimet dhe se agjencia ka “mbajtur në punë personelin që kryen funksione kritike të sigurisë”.
Pezullimet vijnë në një kohë kur Administrata Federale e Aviacioni po përballet me një mungesë të kontrollorëve të trafikut ajror, mes shqetësimeve për një system të mbingarkuar të trafikut ajror dhe personelin e pamjaftueshëm për vite me radhë, veçanërisht pas një numri incidentesh me avionë që fluturonin shumë afër njëri-tjetrit në aeroportet e Shteteve të Bashkuara.
Në përplasjen vdekjeprurëse të 29 janarit midis një helikopteri të ushtrisë amerikane “Black Hawk” dhe avionit me pasagjerë të kompanisë “American Airlines”, një kontrollor po monitoronte trafikun e linjës ajrore komerciale dhe atë helikopterit në aeroportin e ngarkuar të Uashingtonit, dhe normalisht, kjo punë duhet të kryhet nga dy persona.
The post Përplasja e helikopterit në SHBA, Trump shkarkon me qindra punonjës të aviacionit appeared first on InfoShqip.com.