Pesë padi të reja kundër Diddyt

Pesë padi të reja janë ngritur kundër reperit,Sean Combs, i njohur si P.Diddy. Paditë e reja ku ai nga burra e gra akuzohet për drogim e ngacmim seksual, e çojnë në 30 numrin e padive kundër Diddyt. CNN ka shkruar se ngjarjet për të cilat flitet në këto padi, kanë ndodhur në New York, Hamptons dhe […]

Nëntor 21, 2024 - 14:00
 0  6
Pesë padi të reja kundër Diddyt

Pesë padi të reja janë ngritur kundër reperit,Sean Combs, i njohur si P.Diddy.

Paditë e reja ku ai nga burra e gra akuzohet për drogim e ngacmim seksual, e çojnë në 30 numrin e padive kundër Diddyt.

CNN ka shkruar se ngjarjet për të cilat flitet në këto padi, kanë ndodhur në New York, Hamptons dhe Miami. Në shumicën prej tyre, pretendohet se reperi i kishte ngacmuar viktimat e pretenduara nëpër ndejat që organizonte, me njërin incident që thuhet se ka ndodhur në një “White Party” (ndejat që organizohesh nga Combs, me kod strikt të veshjes me ngjyrë të bardhë) e vitit 2004.

Një nga akuzuesit pretendon se ishte sulmuar nga Combs dhe partnerët e tij përgjatë një audicioni për një videoklip muzikor.

Të gjithë akuzuesit kanë dashur të mbeten anonim, duke u thirrur si “Jane Doe” dhe “John Doe”.
Dy gra pretendojnë se ishin 17 dhe 18 vjeçe, përkatësisht, në kohën kur ato thonë se janë droguar e janë sulmuar nga Combs.

Tre burrat, në paditë e tyre, e akuzojnë reperin për drogim dhe sodomi (marrëdhënie intime anale apo orale).

Avokati i Combs i ka mohuar akuzat, ndërkohë që nuk i është përgjigjur specifikisht asnjërit pretendim në padi.

“Siç ka thënë më parë ekipi ligjor mbrojtës: z.Combs ka besim te plotë në faktet dhe integritetin e procesit gjyqësor. Në gjyq e vërteta do të dalë në shesh: se z.Combs nuk ka sulmuar seksualisht e as nuk ka trafikuar askënd, grua apo burrë, të rritur apo të mitur”, ka thënë avokati.

Avokatët që përfaqësojnë paditë e reja janë Tony Buzbee dhe Anbdrew Van Arsdale.
Muajin e kaluar, avokatët, në një konferencë për shtyp, thanë se do të përfaqësojnë më shumë se 100 persona, me pretendime kundër Combs. Deri më tani ata dy kanë ngritur gjithsej 20 padi.

Në një deklaratë, përmes rrjetit social Instagram, Buzbee ka shkruar se është duke përgatitur çdo javë padi të reja kundër Combsit.

Në një deklaratë për CNN-in, anëtarët e ekipit mbrojtës të reperit, kanë shënjestruar Buzbeen, duke i cilësuar si “të paturshpshme”, paditë e tij, të cilat sipas tyre “kërkojnë vetëm para nga të famshmit, të cilët po frikësohen se do të ju njolloset emri nga gënjeshtrat që po shpërndahen për ta, ashtu siç ka ndodhur me Combsin”.

Akuzuesja, Jane Doe, 17 vjeç, e cila në padi pretendon se është droguar e sulmuar seksualisht nga Combs në ndejën “White Party”, në vitin 2004, në padi, gjithashtu ka thënë se në atë ngjarje ishin të pranishëm shumë fytyra publike, por nuk i ka përmendur emrat e tyre për sjellje të paligjshme.

Combs aktualisht është në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut, ndërkohë që mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë.

Gjykimi ndaj tij pritet të fillojë në muajin maj të vitit 2025.