Platforma “100% të përkushtuar për ty”, tre ministri shpalosin projektet për vitin 2025
Rënia e prodhimtarisë bujqësore në vend ishte për shkak të mospagesës së subvencioneve. Katër muajt e fundit kemi paguar mbi 20 milionë euro subvencione ndaj bujqve, sepse kjo është shumë The post Platforma “100% të përkushtuar për ty”, tre ministri shpalosin projektet për vitin 2025 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rënia e prodhimtarisë bujqësore në vend ishte për shkak të mospagesës së subvencioneve. Katër muajt e fundit kemi paguar mbi 20 milionë euro subvencione ndaj bujqve, sepse kjo është shumë e rëndësishme për bujqit që ta planifikojnë rendimentin e ardhshëm, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë prezantimit të programit “Platforma 100% të përkushtuar për ty”, e cila ka në fokus bujqësinë, mjedisin dhe pushtetin lokal. Tripunovski shpalosi programet për vitin 2025.
“Në rrjedhë janë programet për vitin 2025, tre për programet kyçe: programi për pagesa të drejtpërdrejta, programi për zhvillim rural dhe ekonomia e ujërave. Në programin për pagesa direkte parashihet ulje e burokracisë, që deri tani bujqit e kishin si detyrim dhe do të ketë shkrirje të shumës së subvencioneve te produktet strategjike. Në pjesën e programit për zhvillim rural janë investimet dhe modernizimi i prodhimtarisë. Programi i fundit është për ekonominë e ujërave.”, – theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, njoftoi se në kuadër të IPA 3 projektit “BE-ja për ajër të pastër”, janë paraparë masa në katër qytete të mëdha në Maqedoninë e Veriut.
“Ndërrimi i sistemit të ngrohjes në 70 objekte publike në 4 komuna, Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë. Furnizimi i 6 autobusëve ekologjikë për të mbështetur transportin publik në Shkup. Furnizimi i 6.000 fidanëve dhe shpërndarja e tyre në të katër qytetet, përpunimi i studimit të fezibilitetit për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes në Shkup, furnizimi i pajisjeve të monitorimit të ajrit. Është planifikuar një pilot projekt për furnizimin e pajisjeve për pastrimin e ajrit nga buxheti i ministrisë për vitin 2025.”, – deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu njoftoi se këto ditë pret pëlqim për të filluar me pastrimin e deponive të egra në rajonin e Likovës, Nakushtakut dhe katër vendeve të tjera.
Ndërkohë Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, duke folur për thirrjen publike për përkrahje të komunave në realizimin e projekteve infrastrukturore me para nga buxheti qendror, tha se procesi ka filluar dhe se për këtë vit janë planifikuar 6 miliardë denarë.
“Është fakt që ato projekte komunat nuk mund t’i realizojnë me buxhetet e tyre. Për këtë arsye kemi konsideruar se një ndërhyrje e tillë nga buxheti qendror, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, është e nevojshme. Qëllimi është që të mos lihet asnjë vend i populluar pa infrastrukturë adekuate rrugore, kanalizimesh, ujësjellësish, të mos lejohen fëmijët të mësojnë në kushte nën standard. Me ndihmën financiare të Qeverisë, problemet elementare me të cilat përballen do të tejkalohet një pjesë e komunave.”, – u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
Plani i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në periudhën në vijim është edhe digjitalizimi i komunave, gjegjësisht planifikohet që deri në vitin 2026 të gjitha vetëqeverisjet lokale të ofrojnë shërbime elektronike.
The post Platforma “100% të përkushtuar për ty”, tre ministri shpalosin projektet për vitin 2025 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .