Janevska: Rritje të pagave prej 5% do të ketë edhe stafi tjetër arsimor
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot theksoi se përveç mësimdhënësve dhe profesorëve, ngritje prej pesë për qind do të marrin edhe stafi tjetër në sistemin arsimor. Në një deklaratë për MIA-në, Janevska tha se marrëveshja e arritur për rritjen është optimale dhe është bërë në bazë të mundësive të buxhetit, sepse siç tha […]
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot theksoi se përveç mësimdhënësve dhe profesorëve, ngritje prej pesë për qind do të marrin edhe stafi tjetër në sistemin arsimor.
Në një deklaratë për MIA-në, Janevska tha se marrëveshja e arritur për rritjen është optimale dhe është bërë në bazë të mundësive të buxhetit, sepse siç tha ajo, qeveria e kaluar e ka lënë Buxhetin në një gjendje jashtëzakonisht të palakmueshme.
“Edhe stafi tjetër në sistemin arsimor do të ketë rritje prej pesë për qind. Arritëm një marrëveshje, të cilën buxheti realisht e bën të mundur në këtë moment, ishte një marrëveshje optimale, sepse kemi thënë disa herë që Buxheti që na la qeveria e kaluar ishte në një gjendje jashtëzakonisht të palakmueshme. Unë sinqerisht shpresoj se mësimdhënësit dhe stafi tjetër në shkollë do të jenë të kënaqur me përpjekjet që kemi bërë, sepse ishin përpjekje serioze”, tha Janevska.