“Po bllokoni reformat!”, “Puno me etikë e jo me skandale” – Hajdari e Tahiri përplasen për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për sektorin energjetik në vend. Gjatë kësaj seance pati një përplasje verbale mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me projektligjet në sektorin e energjisë dhe kërkesat për procedim të tyre të shpejtë. Deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, tha se një ditë

Prill 21, 2026 - 13:00
“Po bllokoni reformat!”, “Puno me etikë e jo me skandale” – Hajdari e Tahiri përplasen për energjinë
“po-bllokoni-reformat!”,-“puno-me-etike-e-jo-me-skandale”-–-hajdari-e-tahiri-perplasen-per-energjine

“po-bllokoni-reformat!”,-“puno-me-etike-e-jo-me-skandale”-–-hajdari-e-tahiri-perplasen-per-energjine

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për sektorin energjetik në vend. Gjatë kësaj seance pati një përplasje verbale mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me projektligjet në sektorin e energjisë dhe kërkesat për procedim të tyre të shpejtë.

Deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, tha se një ditë më parë ka pranuar një letër nga Komuniteti i Energjisë, i cili kërkon që Kuvendi të procedojë sa më shpejt projektligjet për energjinë dhe energjinë elektrike.

“Jo më larg se dje pranova një letër nga Komuniteti i Energjisë që kërkoi që sa më shpejt Kuvendi të procedojë projektligjin për energjinë dhe elektrikën”, tha Hajdari.

Ajo kritikoi opozitën, duke iu drejtuar konkretisht deputetëve të PDK-së: “A është mirë që ne të brengosemi për reformat që t’i miratojmë në Kuvend apo të ngrehim narracion vetëm për një njehsorë elektrik? A është mirë që të shtyjmë reformat e zotuara që janë masa të planit të rritjes apo të bllokojmë miratimin e projektligjeve përmes mocioneve të mos miratuara?”

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, reagoi duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe rritje të çmimit të energjisë.

“Të përgjigjem zonjës Hajdari… mendoj se është mirë me punu me ndershmëri e me etikë, e jo me bo skandale me rezerva shtetërore e me energji elektrike. Nuk e di pse po ju dhemb kaq shumë kjo temë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë.

“E vërteta është që qytetarët e Kosovës çdo muaj po paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se muajt dhe vitet paraprake. Kjo është keq, turp dhe mungesë përgjegjësie, etike dhe korrektësie”, u shpreh Tahiri.

Debati u karakterizua me akuza të ndërsjella mes dy kampeve politike për menaxhimin e sektorit energjetik dhe vonesat në miratimin e reformave.

https://youtu.be/7dfInWv-QdU