Po udhëtonte në një kamionçinë me motrën, modelja e njohur humb jetën në aksidentin e frikshëm
Modelja meksikane Samanta Villarreal Núñez po udhëtonte në një kamionçinë me motrën dhe një mik të tyre kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u rrëzua në rrëpirë. Mjeti kishte shpërthyer në flakë gjatë aksidentit të tmerrshëm. Shërbimet e emergjencës kishin mbërritur në vendin e aksidentit por tragjikisht Villarreal Núñez u shpall e vdekur në spitalin e […]
Modelja meksikane Samanta Villarreal Núñez po udhëtonte në një kamionçinë me motrën dhe një mik të tyre kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u rrëzua në rrëpirë.
Mjeti kishte shpërthyer në flakë gjatë aksidentit të tmerrshëm.
Shërbimet e emergjencës kishin mbërritur në vendin e aksidentit por tragjikisht Villarreal Núñez u shpall e vdekur në spitalin e Sabinas Hidalgo, Mexico. Dy të plagosurit në makinë me të janë ende duke u trajtuar për plagët, sipas raportimeve.
Policia thotë se ende nuk e ka të qartë cili ishte drejtuesi i mjetit. Disa prej mediave citonin raportime të pakonfirmuara se automjeti i modeles ishte duke u ndjekur para se të ndodhte aksidenti.
E ndjera Villarreal Núñez ishte zgjedhur më parë fituese e konkurimit të bukurisë “Reina de Turismo”, ose “Mbretëreshë turizmi”, në qytetin e El Carmen municipality, të shteti meksikan Nuevo León në 2018.
Kreu i kompeticionit Alberto Roque, shkruante në rrjetet sociale: “I bashkohemi dhimbjes e lutjeve për humbjen e Samanta Núñez, e cila përfaqësoi me dinjitet El Carmen në kompeticionin 2018 Reina Turismo në Nuevo León”.
Policia vendase thotë se është ende duke hetuar incidentin, shkruan rrjeti The Sun.