Supremja refuzon ankesat e VV-së për votimin me asistencë në Malishevë dhe Han të Elezit

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar dy ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat ishin paraqitur kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë ditës së votimit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në rastin e parë, kolegji gjyqësor e ka hedhur si të palejuar ankesën e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të

Nëntor 7, 2025 - 18:30
 0
Supremja refuzon ankesat e VV-së për votimin me asistencë në Malishevë dhe Han të Elezit
Supremja refuzon ankesat e VV-së për votimin me asistencë në Malishevë dhe Han të Elezit

Supremja refuzon ankesat e VV-së për votimin me asistencë në Malishevë dhe Han të Elezit

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar dy ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat ishin paraqitur kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë ditës së votimit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në rastin e parë, kolegji gjyqësor e ka hedhur si të palejuar ankesën e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 17 tetor 2025, duke konstatuar se për të njëjtën çështje tashmë është vendosur nga kjo gjykatë me aktgjykimin e datës 23 tetor 2025, si dhe se për faktin se ankesa ishte parashtruar pas afatit të përcaktuar ligjor.

VV kishte kërkuar verifikimin e drejtpërdrejtë të librave origjinalë të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, të ruajtur në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), të konstatojë se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024 dhe të parimit të fshehtësisë së votës, të konstatojë se PZAP ka shkelur të drejtën për mjet efektiv juridik dhe proces të urdhërojë përsëritjen e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.