RMV: Qindra gjoba për shkelje, kryesisht për shpejtësi dhe patentë
Masa të përforcuara në komunikacion në territorin e Shkupit. Ministria e brendshme informon se janë sanksionuar gjithsej 549 vozitës. Nga të gjitha këto gjoba, më së shumti janë për tejkalim shpejtësie edhe atë 187, ndërsa 36 persona janë gjobitur për vozitje pa patentë. Gjobat e tjera kanë të bëjnë me shkelje të tjera, shumica e […]
![RMV: Qindra gjoba për shkelje, kryesisht për shpejtësi dhe patentë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/POLIC-RRUGE.jpg)
Masa të përforcuara në komunikacion në territorin e Shkupit. Ministria e brendshme informon se janë sanksionuar gjithsej 549 vozitës. Nga të gjitha këto gjoba, më së shumti janë për tejkalim shpejtësie edhe atë 187, ndërsa 36 persona janë gjobitur për vozitje pa patentë. Gjobat e tjera kanë të bëjnë me shkelje të tjera, shumica e të cilave për parkim të gabuar ose të paautorizuar. Policia njofton gjithashtu se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /alsat.mk