Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer bastisje në Këshillin Gjyqësor
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, policia ka siguruar dy raporte me qëllim konfirmimin e elementeve eventuale për veprën penale, raporton 360Shkallë, përcjell Portalb.mk. Punonjësit e policisë në orët e pasdites kanë kryer bastisjen në Këshillin Gjyqësor, informuan nga Prokuroria Themelore në RMV dhe nga MPB. Prej aty informuan se policia ka siguruar […]
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, policia ka siguruar dy raporte me qëllim konfirmimin e elementeve eventuale për veprën penale, raporton 360Shkallë, përcjell Portalb.mk.
Punonjësit e policisë në orët e pasdites kanë kryer bastisjen në Këshillin Gjyqësor, informuan nga Prokuroria Themelore në RMV dhe nga MPB. Prej aty informuan se policia ka siguruar dy raporte.
Prokuroria sqaroi që bastisjes në Këshillin Gjyqësor nuk janë të lidhura me lëndët tashmë të formuara për listën e zezë amerikane, por këtu lidhen me njoftimin e Ministrisë për Punë të Brendshme ku kërkohet sigurimi i raporteve nga seancat e Këshillit në lidhje me mandatin e presidentes Vesna Dameva.
Kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit më herët kishte deklaruar se ka marrë informacione në lidhje me atë se çka po ndodh në Këshillin Gjyqësor, ku ndër të tjera flitet edhe për procesverbale të falsifikuara.
Ndryshe, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva më 2 dhjetor ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Dameva e ka bërë të ditur dorëheqjen e saj në një konferencë për media në Këshill, në të cilën ka theksuar se në periudhën e kaluar politikanët nga pushteti kanë bërë tentativa për të cenuar integritetin e saj personal.
Dameva është zgjedhur kryetare e Këshillit Gjyqësor më 5 dhjetor 2022. Mirëpo, me mandatin e Damevës, jo gjithçka shkoi mirë sepse vitin e kaluar në prill, ajo u shkarkua në një procedurë të kundërligjshme. Gjykata Administrative vendosi se ajo u shkarkua në mënyrë të paligjshme dhe u rikthye në detyrë më 3 janar, duke lënë një boshllëk nëntë muajsh në mandatin e saj.
- LEXO: Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dha dorëheqje: Tentuan të më cenojnë integritetin
- LEXO: Këshilli Gjyqësor: Të gatshëm ta rikthejmë Damevën nëse urdhëron Gjykata, por ende s’kemi marrë vendim
- LEXO: Ish kryetarja Dameva e paditi Këshillin Gjyqësor: Nëse nuk reagon gjyqësori, do t’i tregoj me emër ata që kanë ndikuar politikisht
- LEXO: U shkarkua kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva