Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH mesazh shqiptarëve
Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjërojnë për një muaj të plotë. Ditën e sotme kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar shqiptarët përmes një video-mesazhi. Spahiu shprehet se ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na […] The post Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH mesazh shqiptarëve appeared first on InfoShqip.com.

Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjërojnë për një muaj të plotë. Ditën e sotme kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar shqiptarët përmes një video-mesazhi.
Spahiu shprehet se ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar, ndërsa shton se është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë.
Gjithashtu në mesazhin e tij, kreu i KMSH shprehet se në këtë muaj të shenjtë duhet të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi.
The post Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH mesazh shqiptarëve appeared first on InfoShqip.com.