RMV, padi ndaj tre qytetarëve nën dyshimet për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre polic

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj M.M., I.M. dhe R.M. nën dyshimet se kanë kryer vepra të ndryshme penale rreth keqpërdorimit të armëve dhe materieve shpërthyese, transmeton Portalb.mk. “I raportuari i parë M.M. dhe i raportuari i dytë I.M., kanë blerë dhe kanë mbajtur në banesën ku banojnë në komunitet, një […]

dhjetor 13, 2024 - 00:00
 0  6
RMV, padi ndaj tre qytetarëve nën dyshimet për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre polic
Pistoletë me plumba. Foto: Tima Miroshnichenko në Canva

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj M.M., I.M. dhe R.M. nën dyshimet se kanë kryer vepra të ndryshme penale rreth keqpërdorimit të armëve dhe materieve shpërthyese, transmeton Portalb.mk.

“I raportuari i parë M.M. dhe i raportuari i dytë I.M., kanë blerë dhe kanë mbajtur në banesën ku banojnë në komunitet, një pushkë automatike dhe katër korniza për pushkë automatike me gjithsej 125 fishekë”, sqaroi Policia.

I.M. e ka marrë pushkën automatike nga M.M. për ta përdorur pa leje.

“E raportuara e tretë, R.M., gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, i ka mbështjellë armët dhe municionin në një batanije dhe ka tentuar t’i çojë në një kat tjetër të shtëpisë, por është gjetur dhe ndaluar nga nëpunësit policorë. Në këtë mënyrë ajo me vetëdije ka tentuar të mbulojë pushkën automatike dhe municionin, si objekt krimi, për t’i fshehur nga nëpunësit policorë  që po kryenin kontrollin”, raportoi Policia.

I akuzuari i parë akuzohet për “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo materieve shpërthyese” dhe “të shërbyerit në detyrë”, vepra të dënueshme në bazë të nenit 396 dhe 356 nga Kodi Penal.