Policia e Maqedonisë së Veriut vazhdoi sekuestrimin e mjeteve piroteknike

Aksioni për sekuestrimin e mjeteve piroteknike ka vazhduar në Sveti Nikollë, ku Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të sekuestron rreth 1500 mjete piroteknike, transmeton Portalb.mk. “Nëpunës  policorë nga NJPB Sveti Nikollë kanë kryer kontroll në objektin e shitjes në fshatin Amzabegovo, Sveti Nikollë, në pronësi të A.B. (52) nga fshati Amzabegovo. Gjatë kontrollit […]

dhjetor 13, 2024 - 00:00
 0  6
Policia e Maqedonisë së Veriut vazhdoi sekuestrimin e mjeteve piroteknike
Mjete piroteknike. Foto nga Ministria për Punë të Brendshme.

Aksioni për sekuestrimin e mjeteve piroteknike ka vazhduar në Sveti Nikollë, ku Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të sekuestron rreth 1500 mjete piroteknike, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës  policorë nga NJPB Sveti Nikollë kanë kryer kontroll në objektin e shitjes në fshatin Amzabegovo, Sveti Nikollë, në pronësi të A.B. (52) nga fshati Amzabegovo. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar  rreth 1500 mjete piroteknike”, njoftoi Policia.

Ndaj tij është paralajmëruar padi në prokurorinë përkatëse në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal.

Ndryshe, më 09 dhjetor, sipas planit të përgatitur paraprakisht nga Njësia për tregti ilegale dhe Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup për kontroll në Bit Pazar, dy personave iu është hequr liria, ndërsa janë gjetur mbi 40.000 copë lëndë piroteknike, duhan dhe cigare pa etiketa.