Policia e RMV-së dje ka regjistruar 736 shkelje në komunikacion, 109 për shpejtësi mbi të lejuarën
Zyrtarët policorë dje kanë lëshuar gjithsej 736 urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera në komunikacion bazuar në dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete, transmeton Portalb.mk. “Në të njëjtën kohë, brenda këtij numri dhe për shkak të parkimit dhe drejtimit të paligjshëm me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, […]


Zyrtarët policorë dje kanë lëshuar gjithsej 736 urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera në komunikacion bazuar në dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete, transmeton Portalb.mk.
“Në të njëjtën kohë, brenda këtij numri dhe për shkak të parkimit dhe drejtimit të paligjshëm me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, janë regjistruar 219, gjegjësisht 109 shkelje. Përveç kësaj, 76 drejtues mjetesh janë regjistruar për drejtim mjeti pa patentë shofer, më pas 53 pjesëtarë në komunikacion janë sanksionuar për mos vendosje të rripit të sigurimit, pesë për mospërdorim kaske mbrojtëse dhe 16 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit”, thonë nga MPB.
Gjithashtu, sipas treguesve statistikorë, në pesë raste drejtuesit e mjeteve kanë kaluar në semafor të kuq, në 11 raste drejtues mjetesh janë konstatuar se drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë.
Në bazë të Ligjit për automjete, 56 automjete janë hequr nga komunikacioni, 40 për defekte teknike dhe 16 automjete janë hequr nga komunikacioni për shkak se nuk kanë qenë të regjistruara.