Data 11, VLEN: Gjuha shqipe nuk do të shfuqizohet

Liderët e koalicionit VLEN kanë mbajtur sot një takim, për të diskutuar për zhvillimet e fundit rreth kushtetueshmërisë së gjuhës shqipe. Pas takimit, ata nuk kanë dhënë deklaratë për mediat, The post Data 11, VLEN: Gjuha shqipe nuk do të shfuqizohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 9, 2024 - 18:00
 0  7
Data 11, VLEN: Gjuha shqipe nuk do të shfuqizohet

Liderët e koalicionit VLEN kanë mbajtur sot një takim, për të diskutuar për zhvillimet e fundit rreth kushtetueshmërisë së gjuhës shqipe. Pas takimit, ata nuk kanë dhënë deklaratë për mediat, por përmes një deklaratë të përbashkët të lexuar nga deputetja Saranda Imeri Mustafai. Ata kanë përsëritur qëndrimin se gjuha shqipe nuk është e rrezikuar, ndërsa kanë akuzuar opozitën se, po përdorë retorikë përçarëse.

“Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e tri neneve kyçe. Së treti, pasi kuptuan që do të jenë në opozitë, përmes instalimeve në Gjykatën Kushtetuese dëshiruan të shkaktojnë tensione ndëretnike për të shmangur përgjegjësinë për ish-funksionarët e tyre të korruptuar. Dhe tani, me tenda duan të paraqiten si shpëtimtarë të gjuhës shqipe. Koalicioni VLEN ka muaj që punon për heqjen e grackave dhe korrigjimin e gabimeve të regjimit të BDI-së”.

Deputetja Saranda Imeri Mustafai më tej akuzoi BDI-në se, në emër të mbrojtjes së gjuhës shqipe, mundohet të manipulojë opinionin publik, madje edhe me skenare të kopjuara nga Nikolla Gruevski të para 8 viteve me tenda para KSHZ-së.

“Shqiptarët le të rrinë të qetë. Gjuha shqipe do të mbrohet. Truket e BDI-së për t’u paraqitur në mënyrë të rreme si shpëtimtarë të problemeve të vetëshkaktuara nuk kalojnë. Ata morën karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani është koha për kartonin e kuq. Korrupsioni mbi 20-vjeçar ka faturën e vet! Ai të zhvesh nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe të bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Prandaj, nuk mundet një i korruptuar të mbrojë diçka aq të rëndësishme sa është gjuha shqipe. Nuk mundet një parti që ka individë në lista të zeza ndërkombëtare të pretendojë se mbron kauzën shqiptare! Njëra me tjetrën nuk shkon!”.

Kjo mbledhje e VLENI vjen pas veprimeve të fundit të Frontit Evrropian, të cilët nga dita e djeshme, kanë vendosur tenda para Gjykatës Kushtetuese, në shenjë proteste kundër iniciativate në këtë gjykatë, për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së gjuhës shqipe.

The post Data 11, VLEN: Gjuha shqipe nuk do të shfuqizohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .