Policia ndalon dy persona në Vushtrri, sekuestron armë dhe municion
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka marrë informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Shallcë të Vushtrrisë. Më pas, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrolle një veturë me targa vendore, në të cilën gjendeshin dy persona të dyshuar. “Gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe


Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka marrë informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Shallcë të Vushtrrisë.
Më pas, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrolle një veturë me targa vendore, në të cilën gjendeshin dy persona të dyshuar.
“Gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion: një armë e gjatë pushkë automatike, dy pistoleta dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy personat e dyshuar, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Sipas Policisë, ndaj tyre është inicuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”.
