Politika dhe drejtësia pa përputhje: Bogojeski i paprekshëm, infermierja në shënjestër
Policia ka hapur hetim ndaj një infermiereje për dyshime për mosdhënie të ndihmës mjekësore në Klinika e Kardiologjisë në kuadër të kompleksit Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, lidhur me The post Politika dhe drejtësia pa përputhje: Bogojeski i paprekshëm, infermierja në shënjestër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Policia ka hapur hetim ndaj një infermiereje për dyshime për mosdhënie të ndihmës mjekësore në Klinika e Kardiologjisë në kuadër të kompleksit Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, lidhur me trajtimin e nënës së politikanit Petar Bogojeski.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të njëjtën infermiere që më parë e kishte denoncuar Bogojeskin për kërcënime. Megjithatë, ai i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se reagimi i tij ka qenë institucional dhe i fokusuar në, siç tha, “neglizhencë, vonesa dhe proteksionizëm në sistemin shëndetësor”.
Nga ana tjetër, autoritetet konfirmojnë se është ngritur kallëzim penal për veprën “mosdhënie e ndihmës mjekësore”, sipas nenit 208 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2026 rreth orës 23:00, kur pacientja nuk ka marrë trajtimin e duhur, çka ka çuar në përkeqësim të gjendjes së saj dhe në goditje në tru.
Pavarësisht akuzave të mëhershme për kërcënime, aktualisht nuk pritet të ketë procedim penal ndaj Bogojeskit, ndërsa hetimet për rastin mbeten në vijim.
The post Politika dhe drejtësia pa përputhje: Bogojeski i paprekshëm, infermierja në shënjestër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .