Nesër do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhen nesër duke filluar prej orës 15:00, transmeton Portalb.mk. KF Struga do të pret KF Shkëndijën, duke llogaritur që ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve është përmbyllur 1:2 në të mirë të Strugës. Akademia Pandev do të pret Vardarin, […]

Prill 23, 2025 - 02:00
 0  5
Nesër do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut
Stadiumi i ekipit KF Struga Trim&Lum. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhen nesër duke filluar prej orës 15:00, transmeton Portalb.mk.

KF Struga do të pret KF Shkëndijën, duke llogaritur që ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve është përmbyllur 1:2 në të mirë të Strugës.

Akademia Pandev do të pret Vardarin, pasi në ndeshjet e 9 prillit kishte pësuar disfatë 3:0 nga Vardari.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.

Në vitin 2024 në garën për Kupën e Maqedonisë, Tikveshi në finale ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.