Pornografi te fëmijët në Maqedoninë e Veriut, Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 29 vjeçarit
Për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për pornografi te fëmijët, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 29 vjeçarit, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 29 vjeçarit V.T. nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë fëmijërore” raportoi Policia. Policia […]


Për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për pornografi te fëmijët, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 29 vjeçarit, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj 29 vjeçarit V.T. nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë fëmijërore” raportoi Policia.
Policia gjatë bastisjes së shtëpisë ka gjetur video dhe fotografi që dyshohet për veprën e tij penale në periudhën prej vitit 2021 e deri në vitin 2025.
“Ai shkarkonte fotografi të fëmijëve femra nga rrjetet sociale, krijonte profile të rreme femrash dhe përmes atyre profileve takohej dhe fillonte të komunikonte me fëmijë të tjerë, të cilët i detyronte të shkëmbenin foto dhe video me përmbajtje eksplicite”, raporto Policia.