Porosi nga nxënësit e shkollës Nikola Shtejn në Tetovë për rastin Koçani: “Flasim gjuhë të ndryshme, por qajmë njëjtë”

Nxënësit e shkollës SHMKM Nikolla Shtejn Nikola Shtejn në Tetovë për rastin në Koçan ku u dogjën 59 persona, dërguan mesazhe solidarizimi duke u mbledhur në oborrin e shkollës, duke mbajtur tullumbace me ngjyrë të zezë dhe duke dërguar mesazhin “Flasim gjuhë të ndryshme, por qajmë njëjtë”, transmeton Portalb.mk. Nxënësit e kësaj shkolle, përveç kësaj, […]

Mars 18, 2025 - 12:00
 0  3
Porosi nga nxënësit e shkollës Nikola Shtejn në Tetovë për rastin Koçani: “Flasim gjuhë të ndryshme, por qajmë njëjtë”
Porosi nga nxënësit e shkollës Nikola Shtejn në Tetovë për rastin Koçani: "Flasim gjuhë të ndryshme, por qajmë njëjtë". Foto printscreen nga videoja e shpërndarë nga faqja e shkollës në Facebook

Nxënësit e shkollës SHMKM Nikolla Shtejn Nikola Shtejn në Tetovë për rastin në Koçan ku u dogjën 59 persona, dërguan mesazhe solidarizimi duke u mbledhur në oborrin e shkollës, duke mbajtur tullumbace me ngjyrë të zezë dhe duke dërguar mesazhin “Flasim gjuhë të ndryshme, por qajmë njëjtë”, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit e kësaj shkolle, përveç kësaj, kanë mbledhur edhe mjete në para për të ndihmuar familjarët e viktimave.

“Krenar me nxënësit tonë që sot edhe njëherë u treguan human dhe përcollën një mesazh të fuqishëm!”, thuhet në një postim të shkollës.

Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

Deri në këto momente sipas 360 Gradë, 14 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orësh, mbi 20 persona janë të dyshuar, për dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm.

Ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovskit dhe 12 personave të tjerë, në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan, gjyqtari i ka dënuar me paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish drejtori për Menaxhim  me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.