Çmimet e shërbimeve të hotelerisë kanë shënuar rritje në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar nëntor rritje e çmimeve te shërbimeve hotelerike për 6 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – nëntor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 5.6 %, […]


Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar nëntor rritje e çmimeve te shërbimeve hotelerike për 6 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – nëntor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 5.6 %, përderisa krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 është rritur për 3.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin nëntor, rritje është regjistrua edhe në krahasim me muajin paraprak.
Shërbimet e netëve të kaluara në nëntor të vitit 2024 kanë shënuar rritje për 21.3 përqind në krahasim me nëntorin e kaluar, ndërsa pijet alkoolike për 5.1 përqind, ndërsa pijet joalkoolike për 5.4 përqind. Pjesa e ushqimeve ka shënuar rritje për 1.9 përqind.