Posta e Kosovës lëshon pullë postare dedikuar 80-vjetorit të Radio Prishtinës
Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar sot një emision të veçantë pullash postare në nder të 80-vjetorit të Radio Prishtinës, mediumit të parë radiofonik në Kosovë. Në kumtesën për media bëhet e ditur se kjo pullë përkujton transmetimin e parë në Prizren më 1945, i cili, me kalimin e kohës, evoluoi në një institucion
Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar sot një emision të veçantë pullash postare në nder të 80-vjetorit të Radio Prishtinës, mediumit të parë radiofonik në Kosovë.
Në kumtesën për media bëhet e ditur se kjo pullë përkujton transmetimin e parë në Prizren më 1945, i cili, me kalimin e kohës, evoluoi në një institucion kyç të informacionit dhe kulturës në vend.
“Pas disa vitesh, Radio Prishtina u zhvendos në kryeqytet, duke u bërë qendra kryesore e transmetimeve radiofonike. Me themelimin e Radio Televizionit të Prishtinës më 1974, ajo u integrua në një dritare të re informative dhe kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave vendore. Për dekada, ky medium ka qenë simbol i profesionalizmit dhe rezistencës kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse me botën”.
“Ky jubile është një moment reflektimi mbi kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe teknikëve që ndërtuan një trashëgimi të pasur mediatike”, theksohet në kumtesën për media.
Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët të blejnë këtë pullë speciale, e cila, siç theksohet, përjetëson historinë dhe rëndësinë e Radio Prishtinës në zhvillimin e komunikimit dhe kulturës në Kosovë.