Posta e Maqedonisë me 5 milionë euro humbje

Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë. Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh. “Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo […]

Prill 11, 2026 - 10:00
Posta e Maqedonisë me 5 milionë euro humbje

Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë.

Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh.

“Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov.

Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media.

“Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.