Presidenca hap dyert, Bajram Begaj mirëpret grupin e fëmijëve shqiptaro-amerikanë

Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur ditën e sotme në Presidencë një grup fëmijësh shqiptaro- amerikanë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të festuar Ditën e Pavarësisë. Grupi, i përbërë nga artistë valltarë, është pjesë e shoqatës “Rrënjët shqiptare”, e drejtuar nga Marko Kepi. Me origjinë nga trevat shqiptare dhe veprimtari në New York, nxënësit dhe […]

Nëntor 27, 2024 - 18:00
 0  9
Presidenca hap dyert, Bajram Begaj mirëpret grupin e fëmijëve shqiptaro-amerikanë

Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur ditën e sotme në Presidencë një grup fëmijësh shqiptaro- amerikanë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Grupi, i përbërë nga artistë valltarë, është pjesë e shoqatës “Rrënjët shqiptare”, e drejtuar nga Marko Kepi.

Me origjinë nga trevat shqiptare dhe veprimtari në New York, nxënësit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Rrënjët shqiptare” kanë ruajtur gjuhën amtare dhe traditat e të parëve të tyre.

Begaj shprehu dashamirësinë për grupin e artistëve, që me shumë pasion vijojnë të ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat, si dhe i përgëzoi ata për veprimtarinë e tyre.

Presidenti Begaj vuri theksin mbi bashkëpunimet dhe mundësitë mbi vizitat në tryezën mike të “Rrënjëve shqiptare” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesi Marko Kepi i dha Presidentit të Republikës një vlerësim në emër të shoqatës, duke i shprehur falënderimet për premtimin e mbajtur, si dhe për punën që bën për kombin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët.