Rita me urim të veçantë për ditëlindjen e babait të saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një urim të veçantë për babanë e saj, me rastin e ditëlindjes së tij. Sot është dita e Nik Orës, dhe Rita ka përzgjedhur fjalët më emocionuese për të uruar të atin. Duke postuar një mori fotografish të përbashkëta me të në “Instagram Story”, Rita ka […]

Mars 12, 2025 - 21:00
 0  3
Rita me urim të veçantë për ditëlindjen e babait të saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një urim të veçantë për babanë e saj, me rastin e ditëlindjes së tij.

Sot është dita e Nik Orës, dhe Rita ka përzgjedhur fjalët më emocionuese për të uruar të atin.

Duke postuar një mori fotografish të përbashkëta me të në “Instagram Story”, Rita ka shkruar se ndjehet e nderuar të jetë vajza e tij.

“Urime ditëlindjen babi! Të dua shumë! Je babai më i mirë që do të mund të kërkoja dhe është nder të jem vajza jote. Ti me inspiron çdo ditë. Je partneri më i mirë për të pirë” shkroi Rita.