Berisha udhëtim në Gjermani, nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në SPAK më 3 Shkurt, në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”. Kreu demokrat ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme që në atë datë nuk do të jetë në Shqipëri, për shkak të një udhëtimi në Gjermani. Sipas burime, SPAK e […]

Jan 24, 2025 - 19:00
 0  4
Berisha udhëtim në Gjermani, nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në SPAK më 3 Shkurt, në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”.

Kreu demokrat ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme që në atë datë nuk do të jetë në Shqipëri, për shkak të një udhëtimi në Gjermani.

Sipas burime, SPAK e ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët për të mos u paraqitur.

Kujtojmë se sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Sali Berisha do duhet të paraqitet dy herë në muaj para OPGJ-së, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Ndërkohë sa i përket dosjes “Partizani” për të cilën akuzohet ish-kryeministri, seanca e radhës do të mbahet më 31 Janar. Pas kësaj, pritet të ketë edhe një seancë tjetër që do të mbahet më 5 Shkurt.