Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, sot viziton Shkupin

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të presë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në vizitë zyrtare në vend. Presidenti malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e Presidentes, e më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas takim […]

Mars 31, 2026 - 12:00
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, sot viziton Shkupin

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të presë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në vizitë zyrtare në vend. Presidenti malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e Presidentes, e më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe malazeze.

Si pjesë e vizitës zyrtare, do të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Këshillave Rinore të kabineteve të dy presidentëve.

Presidenti i Malit të Zi do të vendosë kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.

Në orën 11:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Rreth orës 11:15 do të mbahet takim kokë më kokë. Pastaj do të pasojë takim plenar i delegacioneve.

Në orën 12:15 është paraparë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Këshillave Rinore, ndërsa pas kësaj konferencë e përbashkët për shtype presidentëve.

Në orën 13:25 do të vendoset kurorë në varrin e Goce Dellçev nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Më 1 prill 2026, të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00, kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti Jakov Milatoviq do të mbajnë ligjëratë të përbashkët në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.