Presidentja Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit organizoi “Darkën e Lamës” për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve në Kosovë. Kjo darkë, e cila përfaqëson një traditë të iniciuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, synon të festojë pasuritë dhe mirësitë e tokës së Kosovës dhe të vazhdojë ruajtjen e kësaj tradite të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit organizoi “Darkën e Lamës” për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve në Kosovë.
Kjo darkë, e cila përfaqëson një traditë të iniciuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, synon të festojë pasuritë dhe mirësitë e tokës së Kosovës dhe të vazhdojë ruajtjen e kësaj tradite të rëndësishme kulturore.
Ajo është gjithashtu një moment për të bashkuar njerëzit dhe për të kujtuar rëndësinë e dashurisë dhe mbështetjes së ndërsjellë.
“Darka e Lamës” daton që nga shekulli i V-të dhe shënon mbarimin e verës, kohën kur ne i mbledhim frutat, të lashtat e bereqetin dhe i shprehim falënderimet tona për të mirat e sivjetme.
“Darka e Lamës” është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore, të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur qysh nga kohët e hershme.
Krahas festave të tjera, “Darka e Lamës” u ka mbijetuar shekujve dhe është bartur deri në ditët tona, duke u bërë kështu pjesë e rëndësishme e kulturës sonë të lashtë dhe duke ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e shpirtit tonë solidar.
Shekuj me radhë, nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin e respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krahë njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit e në mbledhjen e tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mirat e mbledhura.