Presidentja Siljanovska pritet të propozojë guvernatorin e ri – kë po favorizon partia?
Posti i guvernatorit të Bankës Popullore pritet të kalojë në duar të reja pas përfundimit të mandatit të guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, më 22 maj. Burime brenda VMRO-DPMNE-së bëjnë të The post Presidentja Siljanovska pritet të propozojë guvernatorin e ri – kë po favorizon partia? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Posti i guvernatorit të Bankës Popullore pritet të kalojë në duar të reja pas përfundimit të mandatit të guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, më 22 maj. Burime brenda VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se dy emra kryesorë po konsiderohen për këtë pozicion strategjik: Zoran Stavreski dhe Trajko Slavevski, transmeton Flaka Media
Sipas një ankete të brendshme të zhvilluar nga partia, Stavreski kryeson me mbështetjen më të madhe, ndërsa menjëherë pas tij renditet ekonomisti Trajko Slavevski. Të dy kanë përvojë të gjatë në financa dhe janë figura të njohura në qarqet ekonomike dhe politike të vendit.
Përveç tyre, përmenden edhe emra të tjerë si Majа Kadievska Vojnoviq, aktualisht anëtare e Bordit Mbikëqyrës të KIBS dhe Bankës Komerciale në Manastir.
Zyrtarisht, propozimi për guvernatorin e ri duhet të dorëzohet në Kuvend nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa pritet që vendimi të merret në ditët në vijim. Flaka Media
The post Presidentja Siljanovska pritet të propozojë guvernatorin e ri – kë po favorizon partia? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .