Burgosurit në Strugë vazhdojnë grevën e urisë: Kërkojmë të drejtën tonë ligjore

Grevistët në burgun e Strugës kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë, në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së kontratave të punës jashtë ambienteve të burgut. Sipas The post Burgosurit në Strugë vazhdojnë grevën e urisë: Kërkojmë të drejtën tonë ligjore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 20:00
 0  4
Burgosurit në Strugë vazhdojnë grevën e urisë: Kërkojmë të drejtën tonë ligjore

Grevistët në burgun e Strugës kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë, në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së kontratave të punës jashtë ambienteve të burgut. Sipas të burgosurve, atyre u është mohuar një e drejtë që u takon me ligj, prandaj kërkojnë rikthimin e kontratave gjashtëmujore të punës dhe kushteve të mëparshme, transmeton Flaka.

Fillimisht ishte pretenduar se u ishte ndaluar edhe e drejta për fundjavat në liri, por pas interesimit të TV21, drejtoria e burgut ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për pezullimin e punës jashtë burgut, për shkak të mosrespektimit të orarit.

“Vazhdojmë me grevën e urisë. Sot nuk ka ardhur asnjë mjek për të na kontrolluar, dhe nuk kemi pasur takim me drejtorin. Grevën do ta vazhdojmë deri në rikthimin e të drejtave tona”, deklaroi njëri nga grevistët.

Pas nisjes së grevës, grevistët u vizituan nga zëvendësavokati i popullit, Ylber Rufati, i cili konfirmoi se janë marrë masat e duhura për të garantuar mirëqenien e të burgosurve.

“Biseduam me ekipin mjekësor dhe me vetë grevistët. Kemi marrë një deklaratë të nënshkruar për grevën dhe do ta ndjekim nga afër situatën”, deklaroi Rufati.

Drejtori i burgut të Strugës, Ardit Mustafai, përmes një deklarate për media sqaroi se pezullimi i kontratave vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga ana e të burgosurve. Flaka Media

The post Burgosurit në Strugë vazhdojnë grevën e urisë: Kërkojmë të drejtën tonë ligjore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .