Pritje madhëshore në Llugaxhi, Imri Ahmeti: Rrugëtimin e bëjmë bashkë, me besim e vendosmëri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, njëherësh kryetar aktual i komunës, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën e tij elektorale me një tubim në fshatin Llugaxhi, ku u mirëprit nga një pjesëmarrje e madhe qytetarësh dhe atmosferë entuziaste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka falënderuar banorët e Llugaxhisë për […]

shtator 30, 2025 - 01:00
 0
Pritje madhëshore në Llugaxhi, Imri Ahmeti: Rrugëtimin e bëjmë bashkë, me besim e vendosmëri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, njëherësh kryetar aktual i komunës, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën e tij elektorale me një tubim në fshatin Llugaxhi, ku u mirëprit nga një pjesëmarrje e madhe qytetarësh dhe atmosferë entuziaste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka falënderuar banorët e Llugaxhisë për mikpritjen dhe ka theksuar se çdo projekt i realizuar është rezultat i punës së përbashkët me qytetarët.

“Sonte Llugaxhia ishte qendra e një tubimi me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe pjesëmarrje të madhe qytetare. Çdo projekt i realizuar është dëshmi e punës së përbashkët dhe përkushtimit për qytetin tonë. Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë përpara për çdo lagje, çdo familje, çdo qytetar”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se rrugëtimi i tij politik dhe angazhimi për komunën do të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim, duke kërkuar besimin e qytetarëve për një mandat të ri.

“Rrugëtimin e bëjmë bashkë, me besim e vendosmëri. Punën dhe përkushtimin do t’i vazhdojmë. Faleminderit Llugaxhi”, përfundon postimi i tij, i shoqëruar me hashtagun #LDK113.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në muajt në vijim, ndërsa Ahmeti konsiderohet njëri nga kandidatët me përvojë dhe bazë të qëndrueshme elektorale në komunën e Lipjanit. /ORAinfo/