Procedurë kundër një të dyshuari për vjedhje të rëndë në një banesë në Shkup
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer – Vjedhje të rëndë, transmeton Portalb.mk. “Më 24 shkurt, i dyshuari së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambiente të mbyllura dhe kanë marrë sende të luajtshme të […]


Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer – Vjedhje të rëndë, transmeton Portalb.mk.
“Më 24 shkurt, i dyshuari së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambiente të mbyllura dhe kanë marrë sende të luajtshme të të tjerëve me qëllim përvetësimin e tyre. Pasi i dyshuari paraprakisht kishte bërë çelësa fals për hapjen e dyerve, së bashku me bashkëkryerësin kanë hapur dhunshëm bravëm e derës hyrëse të një banese në rrugën “Dame Gruev”. Sapo e kanë zhbllokuar, kanë hyrë në banesë, kanë bastisur dhe kontrolluar dhe kanë marrë 250 euro në prerje të ndryshme, si çantë argjendi – valixhe me stoli dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes.