Produktet që shënuan më së shumti rritje të çmimeve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Te disa produkte ka pasur rritje më të madhe, transmeton Portalb.mk. Në grupin e energjisë ka pasur rritje për 17.5 përqind, te prodhimet intermediare ka pasur rritje për 4.5 përqind, te […]

maj 1, 2025 - 12:00
 0  2
Produktet që shënuan më së shumti rritje të çmimeve në Maqedoninë e Veriut
Ndërtime, ndërtesa, banesa, urbanizëm, Shkup, analiza ekonomike, ekonomi, beton, festë, flamuri i Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Te disa produkte ka pasur rritje më të madhe, transmeton Portalb.mk.

Në grupin e energjisë ka pasur rritje për 17.5 përqind, te prodhimet intermediare ka pasur rritje për 4.5 përqind, te produktet jo të qëndrueshme 4.4 %, ndërsa te produktet për konsum të gjerë 4.1 përqind. Në këtë periudhë ulje të çmimeve ka pasur te produktet e qëndrueshme 4.3 përqind dhe te produktet kapitale 2 përqind.

Në përgjithësi, produktet e industriale kanë shënuar rritje të çmimeve për 6.3 përqind gjatë muaji mars, krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pasur rritje më të madhe për 19.1 përqind, ndërsa ulje më të madhe ka pasur te prodhimi i mobilieve (6.2%).