Rama reagon pas rezolutës së PPE: Ra boria e parë e humbjes
Sot, në rubrikën “SY m’SY” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj rezolutës së një dite më parë të PPE për situatën politike në Shqipëri. Rama u shpreh se “këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi”, ndërsa foli dhe për strukturën e SPAK që do të verifikojë çdo parregullsi në zgjedhje. […]

Sot, në rubrikën “SY m’SY” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj rezolutës së një dite më parë të PPE për situatën politike në Shqipëri.
Rama u shpreh se “këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi”, ndërsa foli dhe për strukturën e SPAK që do të verifikojë çdo parregullsi në zgjedhje.
“Dje ra boria e parë e humbjes. Në një mbledhje diku në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi. Filloi avazi, blerje vote me lekë dhe me kanabis, punësime elektorale, prokurime favorizuese, abuzime me detyrën me median. Domethënë, një mal me broçkulla sa herë ka pasur zgjedhje dhe sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve, kemi një strukturë SPAK që është në terren dhe është edhe në zyrë, i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve, që ma ha mendja mua janë lum duke lexuar këtë fletërrufe. Jam shumë i qartë sesi zhvillohet e gjitha, por tashmë kemi një institucion që është mbi palët dhe le t’i shohë se ku janë votat në këmbim të kanabisit”,-tha Rama.